I thuaj jo, nga Ardit Gjebrea
Dhe vrapova nëpër natë,
Në qytetin e panjohur – ty të kërkoja.
I humbur mes gëzimit, mallit të pafund
Me një adresë në duar.
Dhe yjet përgjonin pas mjegulles të fshehur,
Me marramendje ndjenjash, jetë të dehur,
Nata e ftohtë, sinjalet misterioze,
Nën taka prostitutash, pasionet zbulon ty.
Pemët e lagura anës totuareve,
spektatorë të trishtuar,
Heshtur vështrojnë skena dashurie,
Një errësirë e konsumuar.
Dhe më frikësoi nata e këtij qyteti,
Kjo gjysëm jete, jeta e një planeti,
Një siluetë shfaqet si hije,
Shkujdesur jetonte një çast dashurie.
Atje dy drita, krejt pa pritur ndizen,
E pamundur, zë i njohur, qeshje e njohur…
Ishe ti.
Atje një dritë shprese fiket
I thuaj jo, të paktën vetëm sonte,
I thuaj jo!
Po ti më bën të trembem,
Të ulurij të çmendem,
Harroje veten tënde dhe mos shko!
me të mos shko,
dhe mjegulla të lutet , i thuaj jo
po ti me natën tretesh,
jehonë e zërit mbetet
rend pas teje të t’ndaloj
do t’doja t’ishte ëndërr,
sikur t’ishte ëndërr…
ObserverKult
Kliko edhe:
RRËFEHET DJALI I GULJELM RADOJËS: PSE BABAI NUK DESHI QË TË BËHESHA AKTOR?
Djali i aktorit të ndjerë, Guljelm Radoja, Red Radoja, ka dhënë një intervistë në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News.
Pa harruar profesionin e tij si pianist, ai ka folur dhe për rolet e vogla që ka pasur në kinematografi, duke kujtuar momentet e bukura me të atin.
Redi theksoi se babai nuk donte që ai të merrej me aktrim, ndërsa nëna violiniste, e shtyu drejt muzikës. Ai madje ka kujtuar me nostalgji edhe disa momente nga sheshxhirimet.
“Është një rol episodik te filmi ‘Asgjë nuk harrohet’ dhe një rol tepër i vogël, figurant te filmi për fëmijë “Mondi dhe Diana”.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult