Po vuaj prapë prej trishtimit,
Me zemër prapë të kujtoj,
Në terr’ e thellë të kujtimit
Fytyrën prapë ta vështroj.
Ajo më ësht’ e paharruar.
Atë e kam përreth përherë
Të largët fort, të pandryshuar
Si yll që ndrit në qiellin sterrë.
Përktheu: Petraq Kolevica
LEXO EDHE: Petraq Kolevica: E dashur, fli!