Jeta si një pemë
E kërrusur në vetmi
Shpirti çirret si një shpend
Dhe vdes po s’erdhe ti
Kam shumë ftohtë
Rrugës e harruar
Nga molla e mëkatit e kafshuar
Sytë e dashurisë të verbuar.
Zoti im je ti
Sa shumë të adhuroj
Më kërkon gjithmonë të hesht
Të fal dhe të lotoj
Kam shumë frikë.
Ndihem e trishtuar
Në këtë botë ku qeshin tradhtitë
Oh në këtë botë ku vdesin dashuritë.
E pafajshme jam
Lodër dashurie
E pafajshme jam
Si një lot fëmije.
E pafajshme jam
Druaj se mos thinjesh
E pafajshme jam
Dhe kur kot mërzitesh.
E pafajshme jam
Se e dua jetën
E pafajshme jam
Edhe kur je vetëm
Lotët do t’i falja.
Veten do harroja
Të të kem pranë meje
E pafajshme jam
Aha e pafajshme jam
E pafajshme jam.
Zoti im je ti
Sa shumë të adhuroj
Më kërkon gjithmonë të hesht
Të fal dhe të lotoj.
Kam shumë ftohtë
Kam shumë frikë
Ndihem e vetmuar
Në këtë botë ku qeshin tradhtitë
Në këtë botë, në këtë botë ku vdesin dashuritë.
E pafajshme jam
Lodër dashurie
E pafajshme jam
Si një lot fëmije
E pafajshme jam
Se e dua jetën
E pafajshme jam
Edhe kur je vetëm.