Ju ftojmë të dëgjoni një nga këngët më të bukura të Pirro Çakos.
Pres natë e ditë pa shpresë,
asnjë avion s’do të më marrë me vete,
jam mbuluar me pluhur dhe harresë,
ndërsa avionët, tutje reve treten.
Nuk e di, në a je kujtuar
se brenda meje kishte gjëra shumë të çmuara
apo thjeshtë mua më shënove,
në listën e sendeve të harruara.
Brenda unë kam ca konture
dhe shumë ditë me copëza gëzimi,
i ruaj se ndoshta vjen më gjen sërish,
duke marrë frymë shpejt nga nxitimi.
Nuk e di, në a je kujtuar
se brenda meje kishte gjëra shumë të çmuara
apo thjeshtë mua më shënove,
në listën e sendeve të harruara.
Ti aty të mbledhura ke ditët,
që tani më janë djersitur se erdh vera,
orët tona që s’ditëm ti jetonim,
ke dhe gjethet që na hidhte nga zilia era.
Nuk e di, në a je kujtuar
se brenda meje kishte gjëra shumë të çmuara
apo thjeshtë mua më shënove,
në listën e sendeve të harruara.
Jam unë thjesht një valixhe,
harruar në këtë aeroport të largët
si avionët e humbur, në këtë qiell të ftohtë
dimërak dhe të lagësht.
ObserverKult
Nga po ky këngëtar:
Pirro Çako: Mos u bon xheloz për mu…(Teksti dhe kënga)
Kliko dhe:
ERMAL META: BABAIN S’DO TA FAL KURRË, NA LA VETËM NË VITET E TMERRSHME…
Këngëtari i njohur me origjinë shqiptare Ermal Meta, në një intervistë për mediat italiane ka folur për rrugëtimin e tij, vështirësitë dhe sukseset në karrierën e tij artistike.
Në një intervistë për “Oggi”, ai është ndalur edhe problemet e familjare duke u shprehur se lumturia për të ishte një rrugëtim i vështirë.
Ermal Meta tregoi edhe për marrëdhënien e vështirë me babain e tij. Po ashtu ai ka folur dhe për jetesën në Shqipëri, ku ai jetoi për 13 vite, kohë kur ishte në fuqi regjimi komunist dhe më pas për rënien e tij.
tekstin e plote e gjeni KETU
ObserverKult