Në vitet e ’80-ta, skenës muzikore iu shtua edhe një zë i veçantë, që do të vlerësohej shumë nga publiku dhe, edhe nga njohës të muzikës.
E lindur në Kavajë, Parashqevi Simaku do të mbetet ikonë e muzikës shqipe, e njohur jo vetëm për zërin e saj, por edhe për sharmin që e shfaqte në skenë.
Falë talentit të saj, ajo qysh herët filloi të bashkëpunoj me kompozitorë të njohur shqiptarë, dhe merr pjesë në shumë festivale të këngës.
Ju ftojmë të dëgjoni një nga këngët më të bukura “Me sytë e tu” e kënduar nga Parashqevi Simaku. Muzikën e kësaj kënge e ka realizuar Flamur Shehu, kurse teksti është shkruar nga Zhuliana Jorganxhi.
Një mbrëmje kthehesha tek ti
Me mall të ri të pa treguar,
Unë të mungoja ty e di
Ashtu si ti më ke munguar.
Në krah pranë meje atë çast
Kaloi një çift i zemëruar,
Pashë një fëmijë i ndiqte pas
Si zog i trembur, i hutuar.
Oh, se ç’më folën aq shumë
Sytë e tu vogëlushë
Thellë në botën tënde gjurmë
mund të lër dikush
Jo s’është e lehtë e dimë
Është e vështirë
Që të jesh në jetë
një prind i mirë.
Jo s’është vetëm fjalë
Ndjenja jonë e pastër
rritur me fëmijët tanë
Por ti dhe unë e dimë
Ç’është për një fëmijë
dashuri e njerzëve të mirë.
E përgatiti: K. B.- ObserverKult
—————————————
Lexo edhe:
“JETA IME NË AMERIKË, BRENGA QË LASHË PAS”, FLET KËNGËTARJA PARASHQEVI SIMAKU
Parashqevi Simaku, këngëtarja e dashur e shqiptarëve iku nga Shqipëria në vitin 1992. Asnjë lajm prej saj, derisa u rikthye. Për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës dhe dhënë një koncert në Shqipëri. Ishte viti 1997.
Koha e gabuar për ta bërë këtë. Në Shqipëri luftohej. Parashqevia dha këtë intervistë, në Hotel Rogner, për gazetaren Rudina Xhunga. Ishte 14 shkurt 1997. Ndaj edhe pse në Shqipëri kishte luftë, të gjitha pyetjet janë për dashurinë. Intervista nuk u botua për shkak se gazeta “Koha Jonë” u dogj më 2 mars 1997. Ajo u botua e plotë, vetëm pas rihapjes, më 4 maj 1997. Prej asaj kohe Parashqevi Simaku nuk ka folur më kurrë, askush nuk di çfarë ndodhi me të. Përveçse dimë me siguri që e duan akoma. Në Shqipëri, këtë divë të këngës, e duan të gjithë.
Na thoni një datë që e veçoni nga të tjerat?
Dita e të dashuruarve. Në 14 shkurt ’96, Robert, im shoq më propozoi martesë. Atë mbrëmje shkurti, ai më ftoi në restorantin Xhons të Beverly Hills, ku më dhuroi unazën e familjes së tij. Më pas mësova se po në atë restorant ishte martuar dhe Merlin Monro…
INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU