… E UDHËTIMIT
Bagazhet tona, janë zgjedhja jonë.
Rruga jonë, njëdrejtimëshe.
Të keni gjithmonë aty për aty,
një buzëqeshje dhe pak ngjyrë të bardhë.
Kështu… për t’i gjetur sa më lehtë.
*
U fsheha në një pikë loti.
Ah, të binte në buzët e tua.
Do të bjerë shi edhe nesër…
*
Jemi dy qiparisa.
Dy kurme të gjelbër,
që zgjatemi paralelisht,
për të arritur qiellin.
Do të përqafohemi,
nëse na ndih era.
ATMOSFERË FESTE
Pikëllimin tim do ta zbukuroj me dritëza,
shumë dritëza. Dritëza të panumërta.
Të krijohet hija e lumit.
Një lumë i madh, i zi, i pamëshirshëm.
Të mbyti gjithë të keqen e tokës.
Të marr hak më në fund.
*
Një puthje hëne të plotë,
të gjithë të kuqen e Majit.
Lamtumirë mik!
Përktheu: Dashamir Malo