Kamela Islamaj: Edhe pa ty unë do jetoj (Teksti dhe kënga)

Sa shumë fletë të bardha mbetën bosh te libri i jetës sime
që tani mban emrin tënd sërish
dhe më tregon që koha paska ngelur në një çast
sa shumë gjurmë e sa kujtime ti ke lënë në jetën time.

copëza ndjenjash që po mi kujton
kjo natë e heshtur më përpin dhe më drejton te ti
duket se nuk përfundon

edhe pa ty unë do jetoj
dhe pa ndjenjë do dashuroj
se në çdo dashuri imazh me shfaqesh ti
po kujtimet që le pas do ti hedh diku shumë larg
dhe do të jetoj pa to një çast
sa shumë gjurmë e sa kujtime ti ke lënë në jetën time
copëza ndjenjash që po mi kujton
kjo natë e heshtur më përpin e më drejton te ti
duket se nuk përfundon

edhe pa ty unë do jetoj
dhe pa ndjenjë do të dashuroj
se në çdo dashuri imazh më shfaqesh ti
po kujtimet që le pas do ti hedh diku shumë larg
dhe do të jetoj pa to një çast
do mësoj të shijoj çdo sekondë pa ty që tani.

———————————————————————————

LEXO EDHE: Alida Hisku: Ti je për mua ngushëllim… (teksti dhe kënga)

Sa herë në duar ty të mbajë,
dhe nis një melodi,
një qiell me yje ti më hap,
kitarë moj e rinisë,
mbete një mike e rrallë,
gjithmonë me ty vite, kitarë …

Kur netëve hëna derdh axhan,
dhe yjet dritë pikojnë,
më bëre ti që unë të rend,
ku ëndrrat larg të çojnë,
kur pa fund telat janë,
tek ti e shtrenjta kitarë.

Pra këndo moj kitarë,
dhe kujtimet mi zgjo,
ja ku vinë radhë-radhë,
dhe më thonë mos harro…
Pranë me vinë si atëherë,
miqtë e mi të rinisë,
bashkë i këndojmë dashurisë…

Ti je për mua ngushëllim,
në udhë mërgimin lamë,
në tela derdh unë shpirtin tim,
çdo brengë edhe çdo mall.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU