Bashkim Alibali & Eduart Jubani: Ashtu siç vjen ti… (teksti dhe kënga)

Ashtu siç vjen ti… interpretojnë Bashkim Alibali & Eduart Jubani

Dallëndyshet përgatiteshin t’shtegtojnë n’tjera vende
Dhe ti o motër për të vajtur në folezën tënde.
Do kthehen dallëndyshet bashkë me pranverën.
Ashtu siç vjen ti motër tek folezë e vjetër,

Folezë e vjetër, të re e bën cicërimi
Cicërojnë zogjtë e tu, lule gëzimi
Megjithëse motra u bë nënë me fëmijë
Zemra për vëllezërit hapur gjithnjë rri.

—————————————————————————————-

LEXO EDHE: BASHKIM ALIBALI MESAZH PËR ARTISTËT E RINJ: DIKUR VLERËSOHEJ TALENTI, SOT NUK PO KËNDOHET MË SHQIP!

Një natë pasi u rikthye në Festivalin e 11 të Këngës, ku performoi këngën e tij të 47 viteve më parë, Bashkim Alibali vjen në një rrëfim ndryshe në “Rreze Dielli”, aty ku foli për emocionet që përjetoi mbrëmjen e 10 dhjetorit 2019, në Bunk’art1 dhe prapaskenat e Festivalit më të bujshëm të këngës.

Përjetimet e vitit 1972 ai i kujton si një moment, i cili edhe pse kishte si synim ‘syrgjynimin’ e artit, e forcuan atë, duke e risjellë pas 6 vitesh në skenë, edhe më të fortë.

Kur bën krahasimin e artistëve të asaj periudhe me artistët që ofron sot tregu muzikor shqiptar, Bashkim Alibali shpreh rezerva. Ai thotë se më parë vlerësohej talenti, kurse sot bëjnë art ata që  kanë para.

Sot incizon kush ka para, bën videoklip kush ka para, botohen romane e libra nga ata që kanë para. Në atë kohë është vlerësuar shumë talenti, ka patur shumë talente që kanë dalë në dritë, nuk futeshin njerëz të patalentuar. Në atë kohë ka ecur talenti, jo paraja. Pavarësisht se sot teknika është më e avancuar. Njerëzit e mëdhenj të asaj kohe kanë zgjedhur elementet më të mirë, jo vetëm në muzikën e lehtë, por në cdo fushë të artit. Tani ka një farë egoizmi. Njeriu duhet të ketë egoizëm për veten e tij, jo për të tjerët. Nuk ka shoqëri të sinqertë mes artistëve, sic kishte dikur.”

Ai jep një mesazh të fortë për artistët e rinj, duke i nxitur ata të rikthejnë vlerat e artit, të këndojnë shqip dhe jo të hulumtojnë muzikën e huaj.