Burri i vërtetë nuk do ta lëndonte kurrë gruan që dashuron…

"ME DASHTE"

Burri i vërtetë…

Nga Aprill Callaghan

Unë nuk e di se çfarë ju kanë thënë përderisa keni qenë duke u rritur, por le të jemi të qartë – abuzimi nuk është dashuri.

Sa gra do të ishin kursyer nga torturat, nëse do ta ndalonim romantizimin abuzues?

Jo, dashuria nuk duhet të jetë e vështirë. Kërkon shumë përpjekje, por nuk duhet kurrë që ju të përkuleni prapa për ta marrë atë.

Jo, dashuria nuk duhet të dëmtojë.

Dashuria e vërtetë kurrë nuk vë në dyshim vlerën tuaj. Nuk ju bën të pyesni veten nëse jeni mjaft e mirë për të. Nuk ju bën të ndjeheni sikur zemra juaj po copëtohet në një milion pjesë ditë për ditë.

Shikoni, të gjithë duhet ta ngulisim një gjë në kokën tonë – burrat e vërtetë nuk e bëjnë dashurinë të duket e vështirë, ata e bëjnë atë të ndjehet sikur është gjëja më e lehtë që ekziston.

Burrat e vërtetë nuk i dëmtojnë gratë e tyre, ata i mbrojnë ato.
Çdo gjë tjetër është vetëm një gënjeshtër që i themi vetes tonë nga frika se mos e humbasim partnerin tonë toksik.

E vërteta është që një burrë i vërtetë nuk do të bënte kurrë asgjë për ta lënduar me dashje gruan që dashuron.

Ai kurrë nuk do të bënte asgjë për ta bërë gruan e tij të ndjehej e pasigurt ose e kërcënuar ose të bënte ndonjë gjë që mund ta thyejë zemrën e saj.

Burrat që abuzojnë me gratë nuk janë gjë tjetër veçse frikacakë të fshehur pas burrërisë së tyre. Ata madje nuk as janë burra të vërtetë.

Ata janë thjesht një formë e burrave por nuk ka asgjë tjetër brenda tyre përveç shpirtrave të kalbur nga brenda.

Nëse i keni thënë një fëmije të vizatojë dikë që abuzon me gratë fizikisht ose emocionalisht, a e dini se çfarë do të vizatonin? Një përbindësh, dhe kjo është pikërisht ajo që ata janë.

Ideja është se një burrë i vërtetë e respekton veten e vet sa të mos thotë kurrë gënjeshtra, të mos luajë kurrë lojëra, të mos thyejë kurrë dikë që atij ia dha zemrën.
Kaq e thjeshtë është kjo.

Burri i vërtetë e ushqen gruan e tij me vlera. Ai e di se çdo gjë që i jep një gruaje, ajo e dyfishon atë. Nëse ia jep zemrën, ajo do të t’ia japë gjithë dashurinë e saj.

Nëse i jepni një shtëpi, ajo do t’ju japë një shtëpi. Nëse ia jepni dashurinë, ajo do t’ju bëjë të ndjeheni si burri i vetëm në këtë botë. Çfarë mund të kërkoni më shumë se kaq?

Burrat e vërtetë i mbrojnë gratë e tyre. Ata nuk e bëjnë këtë vetëm sa për t’u dukur në publik dhe në shtëpi pastaj të abuzojnë, atëherë kur askush nuk i sheh.

Ata i mbrojnë gratë e tyre edhe nga vetvetja. Ata i bëjnë ato të ndjehen të sigurta dhe asnjëherë nuk lejojnë që diçka e keqe të arrij tek ato.

E vërteta është se burrat e vërtetë janë të vetëdijshëm për forcën e grave, ata nuk i konsiderojnë aspak ato si seksin më të dobët, por ata janë atje për to në momentet kur jeta i rrëzon ato.

Burrat e vërtetë e urrejnë të shohin gra të thyera dhe të gjunjëzuara, duke kërkuar dashuri ose mëshirë.

Kjo thjesht bën që stomaku i tyre të rrotullohet. Kjo është diçka me cilën vetëm një sadist ndizet prej saj.

Ajo që i pëlqen një burri të vërtetë është kur e sheh gruan e tij me kokën e saj lart, e lumtur dhe e sigurt në lëkurën e saj. Nuk ka asnjë lavdi më të madhe për burrat e vërtetë se kjo.

Një grua e lumtur është forca më e madhe e një burri të vërtetë. Vetëm frikacakët kënaqen të abuzojnë dhe rrëzojnë gratë që vendosin t’u japin atyre zemrën e tyre.

Ndonjëherë, për shkak të rrethanave në të cilat mund të gjendemi, ose për shkak të presionit të shoqërisë, gratë e ulin kokën. Dhe kjo zgjidhje është një nga miqtë më të mëdhenj të abuzimit.

Ju vetëm filloni të shkoni me rrjedhën. Ju filloni të injoroni dëshirat dhe nevojat e juaja. Ju harroni vlerën tuaj dhe mendoni se i meritoni të gjitha dhimbjet që i merrni.

Por kjo është kaq e gabuar. Prandaj, ju lutemi mos e ulni kokën kurrë. Përkundrazi, dashurojeni veten deri në atë pikë sa vetmia të jetë një mundësi më e mirë sesa të lejoni dikë që t’ju trajtojë me mosrespekt.

Dashuria për veten është çelësi për të shmangur plumbin e quajtur abuzim.

Sepse nëse e doni veten, ju e njihni atë që meritoni.

Ju jeni të vetëdijshme për vlerën tuaj dhe e dini se si meritoni të trajtoheni.

Kur e doni veten, ju hapni dyert që të tjerët të ju duan gjithashtu.

Pra, kushdo që të jesh, çfarëdo që të jesh në këtë botë, pavarësisht asaj që ke kaluar në jetën tënde apo sasinë e dashurisë që ndjen për një burrë, duhesh ta dish gjithmonë se burrat e vërtetë i mbrojnë gratë e tyre, ata nuk abuzojnë ato. Prandaj, ju lutem, mos e ulni kokën kurrë para një dhunuesi.

Duhet ta dish që njeriu që është i denjë për ty do të bëjë që dashuria të duket shumë e njohur.

Një burrë i vërtetë do të jetë atje për ju kur kohët të bëhen të liga, ai do të jetë supi juaj për t’u mbështetur kur gjërat bëhen të vështira dhe ai do të bëjë gjithçka për t’ju mbrojtur dhe për t’ju bërë të ndjeheni të sigurt.

Prandaj ju lutem, kurrë mos lejoni që dikush t’ju bëjë të ndjeheni të kërcënuar dhe mos e quani atë dashuri

ObserverKult

———————————

Lexo edhe:

JULIA ROBERTS: UNË JAM NË TË 50-TAT, E DI KUSH JAM DHE E DI SE ÇFARË DUA