Nga t’gjithë shtretnit e parajsës
I joti ishte ma i egri
Ndërsa un’ kam kenë avull në pasqyrën tande
Ti ngjyrosje floktë,
Ishe grua e pjekun, a unë djalosh,
Ama djalosh i gatshëm për venë e për ty.
Tani jam rritë
Jam ba burrë,
dhe ti,
ti je plakun…
Nuk je ma si dikur
Tani shtrati yt i hekurt’ asht’ i zbraztë.
Përktheu: V.K.