Dritëro Agolli: Mërzia

adhuroj gratë poezi nga dritero agolli observerkult

E shtrova tryezën me meze e pije,
Megjithëse, miq në shtëpi nuk prisja.
U ulëm unë e një hije,
S’do mend që kjo hije ish imja.

U dehëm hija dhe unë,
Doemos me raki dhe me verë,
Pastaj të dy me hijen u zumë
Dhe shamë botën e ligë e të mjerë…