Halil Matoshi: Ngujimi apo udhëtim nepër ândërr të keqe

(part two)

Ishte luftë t’parën herë
kur m’u tekën vorret n’ândërr
ku shkelsha

prapë udhëtim nëpër andërr të keqe
mas 21-vjeçe’

Në ândrra njerëzit vdesin
e çohen prapë
qanë për ta pelim bâhesh
e si në filmat pa zâ qeshin me ty qaraveshen
të flasin me kode telegrafike

fotografi bardhezi
Po janë aq të ftohtë aq të largët

Munohesh me e nda ditën nga nata
ose me u thanë shtyju ma néj
mos m’u rras te huna

po s’nxjerr zâ

I takon kur thuajse i ke harru
Siç takon bimët pranverave
Që nxjerrin sythat
sikur thonë ishim këtu!

Po s’u pamë sivjet!
bacilë të funddhéshëm na zunë jesirë*

Dhe varret mbijnë
në sferat e nënvetëdijes palë-palë
kundërmojnë gelçere t’shueme
në dhomat e ngujimit

Thasë t’zi e t’bardhë shushurisin
tek përplasën morgjeve
sikur pëshpërimat e kortezhit tek flasin për çaste jetike
kur klerikët lexojnë psalm a sure
n’vorrimin e ni t’panjohtuni

Andrrat mbajnë erë dezinfektuesish
secila nga to derxhë difton

Ishte makth i madh
pranverë e mungueme

lulet sivjet s’na u deshtën as për vorre!

(14 prill, 2020)


*Jesir, arabizëm i vjetër, ngulitun në gjuhën uzbeke si asir që dmth rob lufte.