Orgesa Zajmi & Ronela Hajati: Nuk e di kujtimin tënd (teksti dhe kënga)
Kupën e kujtimit tënd ku ta fsheh bëj ta flakë e bëj ta thyej më rrëqeth kupa e kujtimit tënd valoi një dashuri më ka ngrirë si një servis mbushur me pije çmendurie.
më ka ngrirë në dorën time ky kujtim i fildishtë ti je zjarr, zjarri digjet si në ethe kaltërsish nuk e di kujtimin tënd, kujtimin tënd sonte qielli lakuriq hënën e pagoi.
le të thërras me sy të përlotur për mbi kupën e mallkuar ftyra ime në refleks lehtësisht e vizatuar kupa e kujtimit nuk do të mbushet më me ty.
le të thërras me sy të përlotur për mbi kupën e mallkuar fytyra ime në refleks tërësisht e vizatuar më bën të flakem bëj të thyej këtë kujtim që dot nuk e pi gjersa shkuma në tokë të jetë tretur avulluar.
më ka ngrirë në dorën time ky kujtim i fildishtë ti je zjarr, zjarri digjet si në ethe kaltërsish nuk e di kujtimin tënd kujtimin tënd sonte qielli lakuriq hënën e pagoi.