Nuk duhet të pritni për të marrë diçka si shkëmbim pasi kjo atëherë s’është dashuri

mendoja
Foto ilustrim

Leo Buscaglia është autor dhe sociolog i famshëm amerikan i shekullit të XX. Ai ka lindur në vitin 1924 dhe është ndarë nga jeta në vitin 1998.

Nga Buscaglia janë përkthyer në shqip librat si: “Dashuri” dhe “Çifti i dashuruar”.

ObserverKult ua sjell disa thënie të Leo Buscaglia:

Mendojmë se të jesh i rritur do të thotë të jesh i pavarur e të mos kesh nevojë për askënd. Ja përse të gjithë po vdesim prej vetmisë.

Është ngjashmëria që na bashkon, por është e reja që na mban bashkë.

Ne bëhemi vërtet njerëzorë vetëm kur hapim krahët dhe rrezikojmë duke iu besuar të tjerëve.

Nëse jeni të gjallë, nëse e përshkoni botën me hapa kërcimi, duke bërë gjëra të çmendura, bëheni magjepsës e mbeteni magjepsës.

Kini kujdes me ëndrrat tuaja sepse mund të realizohen.

Po të dashurosh, rrezikon të mos marrësh dashurinë si këmbim. Edhe kjo është e drejtë. Por ju nuk dashuroni për të marrë diçka si shkëmbim, ndryshe nuk mund të quhet dashuri.

Të lejosh të të ikë dashuria është të lejosh të të ikë jeta.

Qëllimi i arsimit nuk është që të mbushemi me fakte, por të mund të kuptojmë dhuntinë tonë të veçantë.

ObserverKult

Leo Buscaglia

————————————————————————————————

LEXO EDHE: Nëse përpiqesh që të mos lëndohesh kurrë, do të bësh një jetë bajate…

Në vazhdim mund të lexoni thënie nga autorë të ndryshëm:

Çdokush është i mërzitshëm për dikë tjetër. Kjo s’ka rëndësi. Rëndësi ka që të mos jesh i mërzitshëm për veten tënde. /Gerald Brenan

Mërzia është një sëmundje ndaj së cilës kënaqësia është më shpesh shkaku se kura./Edme-Pierre Beauchene

Nëse përpiqesh që të mos lëndohesh kurrë, do të bësh një jetë bajate./Mathias Malzieu

Ka njerëz aq të mërzitshëm saqë ta prishin gjithë ditën për pesë minuta./Jules Renard

Më mirë të vdes nga pasioni se nga mërzia. /Vincent van Gogh

Duhet dashuruar jeta, sepse vdekja është bajate. /Frank Sinatra

S’ka gjë më të shpifur se një fjalë dashurie të shqiptuar ftohtë nga një gojë e mërzitur./Naguib Mahfouz

Njeriu nuk mendon kurrë për të ardhmen, përveç atëherë kur e mërzit e tashmja./Francesco Algarotti