Freud: Ne nuk jemi kurrë aq të pambrojtur ndaj vuajtjes sa kur dashurojmë

Zigmund Frojd

ObserverKult ua sjell disa thënie të Sigmund Freud:

Sa i guximshëm bëhet njeriu, kur është i sigurt se e duan.

Njeriu nuk ia arrin t’i eliminojë komplekset e tij, por pajtohet me to: ato ligjërisht e drejtojnë veprimtarinë dhe sjelljen e tij në botë.

Të jesh tërësisht i ndershëm me veten është një ushtrim i mirë.

Njerëzit janë më moralë se sa mendojnë dhe shumë më tepër imoralë se sa përfytyrojnë.

Njeriu është shumë i çmendur kur është i dashuruar.

Ne nuk jemi kurrë aq të pambrojtur ndaj vuajtjes sa kur dashurojmë.

Para se të diagnostikoni veten me depresion ose vetëbesim të ulët, sigurohuni që nuk jeni të rrethuar nga budallenjtë.

Të gjithë njerëzit e mëdhenj ruajnë në vetvete diçka fëmijërore.

Humori është mekanizmi më i mirë i mbrojtjes.

ObserverKult


rexhep shahu
Rexhep Shahu

Lexo edhe:

REXHEP SHAHU: NJË MIJË VJET QË PRES

(poemë)
*
Që kur ike ti
Qyteti në mbrëmje është i shkretë
Si në karantinë kolere.
*
Nga dritarja e botës në majë të Pikllimës
Shoh mos po vjen.
Ka një mijë vjet që pres në dritare.
Sa herë vishen xhamet e kohës me avull
Me gishtat e sosur vizatoj portretin tënd.
*
Retë që kanë marrë flakë atje në muzg
Ku po mbytet dielli
Janë flokët e tu.
*
Ai yll që po vjen fluturim drejt dritares time
Ta ka marrë ty dritën e syve për me pa udhën,
Me ardhë tek unë
Në këtë natë të zezë ku ëndërrat po çmenden.
Mos i çel sytë pa mbërri ai yll, mos,
Se ndryshe ylli ka me mbetë në terr,
Ka me ra në hon me gjithë dritë
E s’gjendet më i gjallë.
Mos i çel sytë pa ndjerë puthjen e tyre
Nga buzët e mia,
Se mbetesh pa dritën e syve
E s’ka kush mi bën dritë udhës
Time nëpër natë
Me mbërri tek ti.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult