Sonte unë doja të isha me ty… intepreton Kozma Dushi
Sonte unë doja të isha me ty,
të prekja flokët ngadalë,
pastaj dy fjalë unë të shqiptoja
që s’t’i kam thënë jo më parë.
Kur të shikoj- dua të them,
humbas në vështrimet e tua.
Do marr këngën, këngën e një zogu
dhe tek ti do vij pastaj,
do të zgjoj unë ty ngadalë
edhe prapë do iki larg.
Do kujtoj portretin tënd
nëpër rrugët me pak hënë,
do më ulesh ti në kujtesë
dhe në shpirt do ndezësh mall.
ObserverKult
——————————————————————
Ledo edhe:
KOZMA DUSHI KUJTON MERDANIN: KËRKONTE RIORGANIZIMIN E FESTIVALIT TË 11-TË TË KËNGËS
Pas ndarjes nga jeta të artistit të madh, Sherif Merdanit, dje u zhvilluan homazhet në nderim të tij.
Në ceremoninë mortore kanë qenë të pranishëm dhe ish-kolegë, miq e familjarë të Sherif Merdanit.
Këngëtari Kozma Dushi e kujton Merdanin si një njeri të lirë dhe një perlë të muzikës shqiptare. Në një prononcim për mediat, ai zbulon dhe një prej pengjeve apo dëshirave të Merdanit, zhvillimin e festivalit të 11-të të këngës.
Disa ditë pas zhvillimit të festivalit të 11-të të këngës, Sherif Merdani sëbashku me disa kolegë të tjerë, u arrestuan dhe u dënuan me burg, ku artisti i mirënjohur vuajti 16 vite.
“Sherifin do ta kem gjithmonë në zemër, si njeri dhe si artist. Unë me Sherifin dhe Luan Zhegun kemi folur shpesh, që festivali i 11-të të riorganizohej sërish. Në të gjitha festivalet që mori pjesë Sherifi, kanë qenë këngë perla. Historia e tij, Sherif Merdani, ajo kohë i ka bërë një padrejtësi të madh atij artisti. Në Librazhd që e takova, ai e rilindi atë qytet. Ajo që ka ndodhur me Sherif Merdanin nuk duhet të ndodhë me asnjë artist. Mesazhi i Sherifit, brezi i tij të këndojë akoma. Këngët janë të bukura, muzika të bëhet live, jo rrëmujë, këngëtarët të jenë të lirë...
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU