Nënë më shfaqesh nëpër ëndrra… interpreton Elsa Lila
Një gëzim, ledhatim
një puthje në ballë
një dhuratë, një shtrëngim
një gëzim i mëngjesit i nënës
më mungon.
Një vështrim, plot kuptim
një dorë përmbi flokë
një shtrëngim, përqafim
në gjirin e ngrohtë
të nënës, më mungon.
Unë e di se rrugët ndahen
kësaj bote
po e ndjej si rreh për mua
çdo çast zemra jote.
Dhe më shfaqesh nëpër ëndrra
më mbulon me ledhatime
dhe flet gjuhën që flet zemra
nënë e dashur, nëna ime.
Unë e di, se rrugët ndahen,
ndahen rrugët e kësaj bote,
por e ndjej si rreh për mua,
zemër e dashur është
zemra jote.
ObserverKult
——————————————————————
Lexo edhe:
Elsa Lila: Kam marrë me vete mall, të lashë vetminë… (kënga dhe teksti)
Kam marrë me vete mall
Të lashë vetminë
Ç’pagesë e paktë për ty
Qe miqësinë e pate ligj në jetë
E pate zot.
E lodhur endem sot
Ne dhe të huaj
Nuk ma kuptojnë dot fjalën ndaj edhe vuaj
Ndaj edhe vuaj
E nis e shkruaj.
Kam marrë me vete mall
Të lashë vetminë
Ç’pagesë e paktë për ty
Qe miqësinë e pate ligj në jetë.
E pate zot.
E lodhur endem sot
Në dhe të huaj
Nuk ma kuptojnë dot fjalën ndaj edhe vuaj
Ndaj edhe vuaj
E nis e shkruaj.
Zyrat e jetës unë lashë atje tek ti
Heshtjen ka marr
Më ngjajnë të tjera yje
që lodhin e shtegun s’ ma ndrrijnë dot
E kanë kot.
Veç në errësirë
Ndjej diku një dritë
Që shpirtin ngroh
E më kthen të ritë
E di vëlla e di
Është vargu yt.