Agron Tufa: Shqipëria

agron tufa

Shqipëria është më e madhe se toka e saj,
Se qielli i shtrirë pingul.
Ajo është ëndërr e thinjur anije-
Jaht që greminat puth.

Me krahë rreh plagët –gjak t’i mbyllë
Tek përpëlitet përgjysmuar.
Ajo s’është pjesë planeti, por yll-
Loti që Zoti i pati pikuar.

ObserverKult

————————————————————

agron tufa

Lexo edhe:

LETËR E BUKUR DASHURIE NGA AGRON TUFA DEDIKUAR GRUAS SË TIJ ELVANËS

Nga Agron Tufa

Vanushja ime e shtrenjtë,

Është një orë e pazakontë për të shkruar dhe, akoma më e pazakontë, për të shkruar një letër për ty.

Rëndom, me shtimin e fëmijëve dhe rritjen e tyre, vendin e dikurshëm të letrave tona e zunë mesazhet  operative në celular –  lista monokolonë porosish për tranguj, domate, karota, bukë, ilaçe, pije e ushqime të tjera – të vetmet “pusulla dashurie”.


Ora po i afrohet katrës së mëngjesit. Bëra kontrollin e zakonshëm në dy dhomat ku flenë fëmijët tanë: si gjithmonë, jorgani ka shkarë ose e kanë hedhur mënjanë. Qesin shqelma përgjumësh ata… se s’bën…

Tërë shtëpia jonë, me pikëzimet e buta shumëngjyrëshe të dritave zbukuruese të festave të fundvitit kundërmon gjumë të thellë dhe ëndrra.

Konturet e orendive, edhe ato të tulatura në përgjumje, ngjajnë si ndoca magë të përralltë. Është bash ora kur shfaqen ëndrrat “profetike”. Temperatura ka zbritur në 12 gradë. Por kam ndezur oxhakun tashmë. I pastruar nga hiri, brenda xhamit të oxhakut përpëliten e kacafyten gjela flakësh të vrullshme. Shpejt nxehtësia do të thithet nga dhomat ku flini ju, temperatura do të ngrihet, ndërsa unë do të ruaj zjarrin, ta mbaj gjallë, derisa fëmijët të ngrihen si të pirë nga gjumi, me sytë plot sklepa.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult