Naxhije Gashani: Ç’jam unë, ç’është dashuria?

DIALOG NË NJË DITË VERE
( UNË E TI )

Ç’është ëndrra?

Një copëz shpirti shkrirë
n’flakadan dashurie për Ty

Po shpirti?

Frymëjete që gjallon sa herë të kujtoj

Ç’jam unë?
Ç’janë ndjesitë?
Ç’është dashuria?

Bëj një në një kupë
del lëng ndjenjash të mia