“Nëse ti më harron…”, poezi nga Pablo Neruda

pablo neruda

Poezi nga Pablo Neruda

Dua të dish
diçka.

Ti e di se si është:
kur shoh
hënën e kristaltë, degën e kuqe
të vjeshtës së ngadaltë në dritaren time,
kur prek
pranë zjarrit
hirin e pakapshëm
apo lëvoren e rrudhur të drurit,
gjithçka tek ti më çon,
sikur çdo gjë që ekziston,
aromat, drita, metalet,
të qenkëshin varka të vogla duke lundruar
drejt ishujve të tu që presin mua.

Por ama,
nëse pak nga pak resht së më dashuri
do të resht së të dashuri pak nga pak.

Nëse papritur
më harron
mos më kërko më,
se atëherë do të të kem harruar.

Nëse të duket e zgjatur dhe e marrë
era e flamujve
që shkon në jetën time
dhe vendos
të më lësh në breg
të zemrës ku rrënjë kam zënë,
mendo
se atë ditë,
atë orë
do të ngre krahët
dhe rrënjët e mia do të dalin
tjetër tokë të kërkojnë.

Por
nëse çdo ditë,
çdo orë
ndien se je caktuar për mua
me ëmbëlsi mizore.
Nëse çdo ditë çel
një lule në buzët e tua për të më kërkuar,
oh e dashura ime, oh e imja,
tek unë gjithë zjarri përsëritet,
tek unë asgjë nuk shuhet e as harrohet,
dashuria ime ushqehet me dashurinë tënde, e dashura ime,
dhe derisa të jetosh, në krahët e tu do të jetë,
pa u larguar prej krahëve të mi.

Në shqip: Erion Karabolli

ObserverKult


Lexo edhe:

JA PSE PABLO NERUDA U ELIMINUA NGA REGJIMI KILIAN I KOHËS

Pablo Neruda u vra. Lajmi është konfirmuar së fundmi nga ekspertë të Universitetit Mekmaster në Kanada, Universitetit të Kopenhagës në Danimarkë dhe disa studiues kilianë, të cilët kanë investiguar prej kohësh mbi këtë çështje eshtrat e poetit të famshëm, fitues të Çmimit Nobel për Letërsisë.

Në fakt, një bakter përgjegjës për botulizmin, ishte gjetur tashmë në vitin 2017 në kockat e Nerudës nga i njëjti grup ekspertësh, duke mohuar versionin e mbështetur gjithmonë nga diktatura e Augusto Pin oçet mbi kancerin e prostatës si shkaktar i vdekjes së tij.

Tani grupi i ekspertëve ndërkombëtarë e konfirmoi përfundimisht ekzistencën e këtyre baktereve në eshtrat e Pablo Nerudës, të cilat “ishin në trupin e tij në momentin e vdekjes”. Sipas studiuesve ai u “helmua 12 ditë pas grushtit të shtetit”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult