“Bashkë me vitet”, këngë e interpretuar mjeshtrisht nga Luan Zhegu (teksti dhe kënga)

Luan Zhegu i vlerësuar me shumë çmime, për interpretimin e tij autentik, për kthjelltësinë dhe cilësinë e zërit, por dhe për aftësinë e tij si kompozitor ai ka marrë edhe titullin “Mjeshtër i madh i skenës”. 

Luan Zhegu mori pjesë në shumë edicione të Festivalit të Këngës në RTSH, por edhe në festivalin “Kur vjen pranvera”. Pikërisht në festivalin “Kur vjen pranvera” më 1987 u paraqit me këngën “Bashkë me vitet”.

Tekstin e kësaj kënge e ka bërë Jorgo Papingji, kurse muzikën Osman Mula.

Mbrëmë vajza jonë me ndrojtje tha
zemra ma do që diçka të them
një rozë e lehtë përmbi faqe i ra
dhe filloi të na tregonte.
Për një djalë që dashuronte
e ndjeva se atë çast ishte rritur shumë.

Bashkë me vitet fëmijët rriten
s’e kuptojmë.
Befas vjen një ditë
kur fëmijët tanë dashurojnë.

Ju afruam vajzës ju ulem pranë
e përqafuam plot dashuri
kuptuam se ajo s’ishte më fëmijë
Ndjemë zemrën t’i trokiste
ndjemë të ardhmen që t’i fliste
Nuk kish për ne më të madhe lumturi!

E përgatiti: V. K. – ObserverKult

——————

Lexo edhe:

Luan Zhegu: Imazhi yt më shfaqet përpara ngadalë (teksti dhe kënga)