Luan Zhegu: Mos ik… (teksti dhe kënga)

Luan Zhegu është një nga kantautorët më të suksesshëm shqiptarë, me një talent që e ngjiti në skenat më prestigjoze muzikore.

I vlerësuar me shumë çmime, për interpretimin e tij autentik, për kthjelltësinë dhe cilësinë e zërit, por dhe për aftësinë e tij si kompozitor ai ka marrë edhe titullin “Mjeshtër i madh i skenës”. 

Ai mori pjesë në shumë edicione të Festivalit të Këngës në RTSH, por edhe në festivalin “Kur vjen pranvera”.

Në vazhdim e gjeni tekstin dhe videon e këngës “Trokite te dera”. Tekstin e kësaj kënge e ka bërë Irma Kurti, kurse muzikën Luan Zhegu.

Ti trokite tek dera
apo ish dimri vallë?
Imazhi yt më shfaqet
përpara ngadalë.

Të pyes një çast: ”Më do?”,
ti s’më thua një fjalë,
veçse skuqesh lehtë
dhe bën të ikësh larg.

“Mos ik!” thërret zemra,
Diçka do ta them,
dhoma pa ty më duket
e vogël dhe e shkretë.

ObserverKult

E përgatiti: A. S.- ObserverKult


Lexo edhe:

LUAN ZHEGU & LEDINA ÇELO: ERDHA SËRISH I PËRMALLUAR… (TEKSTI DHE MUZIKA)

Si njëri nga kantautorët më të suksesshëm shqiptarë, me një talent që e ngjiti në skenat më prestigjoze muzikore, në afër 50 vite karrierë artistikeLuan Zhegu do ta veçoj vetëm një duet… duetin me këngëtaren Ledina Çelo.

“Emocion më të madh ose mund të them një lloj lumturimi në qenien time (ndoshta e pa shprehur) ka qenë në vitin 1995, kur unë kam kënduar një duet me Ledina Çelon “A e doni dashurinë?”.

Ishte një këngë e Osman Mulës me tekst të Jorgo Papingjit. Ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Mbas 7 vitesh unë iu ktheva skenës. Sepse ishin vitet e fluiditetit të mendimit njerëzor me emrin e koduar “tranzicion”...

Tekstin e plotë e gjeni KËTU