(Foto) Aty ku vranë edhe Carin me familjen. Varret luksoze të mafiozëve në Rusi

Grupet mafioze në Rusi nisën të përhapeshin me shpejtësi kryesisht pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Referuar të dhënave, qyteti i Yekaterinburg-ut u bë qendra e përplasjes së gangsterëve në vitet ’90-të.

Të njohur për jetën e tyre luksoze, familjet mafioze vijuan të ruajnë “traditën” edhe pas vdekjes.

Ja disa prej varrezave të tyre që po çudisin botën:

ObserverKult


Lexo edhe:

SHËN PETËRSBURGU, QYTETI QË LINDI MBI VARRET E 30 MIJË PUNËTORËVE QË VDIQËN DUKE E NDËRTUAR

Historia e qytetit të famshëm, ndërtuar nga Pjetri i Madh i Rusisë, I cili, që të rivalizonte qytetet më të zhvilluara të Perëndimit, ftoi aty me qindra arkitektë italianë e hollandez.

Si u ndërtua metropoli i madh rus mbi kënetën në bregun e Detit Baltik, ku u bënë “ kurbanë “ mbi 30 mijë punëtorë. Të cilët u varrosën në themelet e qytetit. Të fshehtat e mrekullisë arkitekturor ruse, që tërheq me miliona turistë në vit nga e gjithë bota.

Shën Petërsburgu, ose siç njihej ndryshe në epokën e ish-Bashkimit Sovjetik me emrin Leningrad, është një nga qytetet më të njohura. Për nga modeli arkitekturorë, cilësohet si Venecia ose Amsterdami i Lindjes.
Qyteti madhështor i Rusisë perandorake filloi të ndërtohej më 27 Maj 1703 nga Cari më i shquar dhe më i suksesshëm në dinastinë Romanov, Pjetri i Madh.

Arsyet  që ky qytet madhështor u ndërtua në bregun e detit Baltik, ishin dy. E para ishte, se Rusia cariste nuk kishte asnjë qytet – port. Kjo pasi të gjitha hapësirat detare që vendi dispononte. Ngrinin akull gjatë dimrit dhe i ftohti ekstrem zgjaste për muaj me radhë. Ndërsa arsyea e dytë ishte se Cari, Pjetri i Madh donte t’i tregonte botës së zhvilluar perëndimore, se edhe rusët ( që deri atëherë njiheshin si shtet despotik dhe i prapambetur ) e kishin kryeqytetin perandorak të tyrin.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult