ObserverKult ua sjellë disa thënie të shkrimtarit italian, Fabio Volo:
“Njerëzit krenarë janë kokëfortë.
Mund të humbasësh gjithë ditën duke iu lutur për diçka, por kur e ngulisin diçka në mendje, e mbajnë atë mendim.
Nëse ndihen keq, bëjnë gjithçka për të mos rënë në sy.
Mundet edhe të humbasin një dashuri, nëse nuk është personi tjetër që ta hedh hapin e parë.
Ata vetë nuk do të kërkonin asnjëherë të falur.
Por mbi të gjitha, janë të vetëdijshëm se krenaria i bën më të fortë, por jo të lumtur”.
“Njerëzit mendojnë se gjëja më e keqe është të humbasësh një person që e do shumë. Gabohen.
Gjëja më e keqe është të humbasësh veten, ndërsa do shumë dikë.
Gjëja më e keqe është të harrosh se edhe ne jemi të rëndësishëm”.
ObserverKult
————————
Lexo edhe:
HISTORIA INTERESANTE E FRANZ KAFKËS ME VAJZËN E VOGËL QË E KISHTE HUMBUR KUKULLËN