Mirupafshim e dashura ime- kujdesu për veten!
Pjesë nga letra që Mozart ia dërgoi gruas së tij, Constanze më 17 tetor 1790.
Derisa po shkruaja faqen e fundit, lotët më binin mbi letër. Por duhet të mbushem me gëzim. Një numër i madh puthjesh po vijnë drejt meje. Dreq! Shikoj një turmë të madhe! Ha! Ha!… Sapo kapa tre. Janë shumë të ëmbla.
Ti mund t’i përgjigjesh kësaj letre, por duhet ta adresosh përgjigjen tënde: Linz, Poste Restante. Kjo është adresa më e sigurt.
Ndërkohë nuk e di me siguri, nëse do të shkoj në Regensburg. Nuk mund të ta them përfundimisht. Vetëm shkruaj mbi zarf se letra mund të mbahet deri sa ta kërkojnë.
Mirupafshim, e dashura gruaja ime. Kujdesu për veten! Më shkruaj dhe më thuaj si të pëlqejnë shtëpitë tona të reja. Mirupafshim. Të puth miliona herë!
Lexo edhe:
Letër dashurie: Ti më keqkupton disi, ndërsa unë jam pothuajse në një mendje me ty…
—————————
Leonard Cohen: Mirupafshim Marianë (teksti dhe kënga)
Tash, mirupafshim Marianë,
është koha kur ne ia fillojmë të qeshim dhe të qajmë
dhe të qajmë dhe të qeshim nga fillimi prapë.
Po, ti e di se unë dua të jetoj me ty,
por ti më bën kaq harraq,
unë harroj të lutem për engjëjt,
e pastaj engjëjt harrojnë të luten për ne.
Kliko KETU për tekstin e plotë