Gëzimet s’kthehen dot…

Nga: Aleksandër Bllok

Jeta më la
Dhe zemra fle
E lodhur fare.

Dhe nata prapë ra,
Pa frikë vjen më sheh
Nëpër dritare.

Ra borë plot.
S ‘mund t’i dëboj
Cikn’ e acar.

Gëzimet s’kthehen dot,
Çudi dhe ta kujtoj
Që kisha zjarr.