Agim Baçi: Dashuria nuk gërmëzohet

dashuria nuk gërmëzohet poezi nga agim baçi

Dashuria nuk gërmëzohet, poezi nga Agim Baçi

Fjalët e dashurisë nuk gërmëzohen,
ato vdesin kur kërkon t’i ndalësh me gërma,
kur kërkon t’i japësh vetëm një emër.

Fjalët e dashurisë janë kohë që rrjedh
dhe vetëm zemra e njeh atë lumë fjalësh,
sepse dashuria është vetë koha
dhe kohën fjalët kur gërmëzohen e ndalin.

Fjalët e dashurisë nuk gërmëzohen me shkronja
Por me lëvizje sysh, duarsh,
dhe me një zë që duket sikur mbetet brenda teje.

Dashuria nuk gërmëzohet,
sepse dashuria është kohë
dhe kohën nuk e ndalim dot me gërma
edhe pse për të kemi aq shumë fjalë.

ObserverKult

Lexo edhe:


WISLAWA SZYMBORSKA: POEZIA LIND NGA DASHURIA