Dritëro Agolli: Me dhëmbje

ankime kujdes me fjalen poezi nga agolli

Të rrosh është dhëmbje ,
Është dhëmbje vërtet!
Ngrysesh, gdhihesh i zgjuar a në ëndërr
S’e di se ç’të ndodh, a ç’të pret.

Dhëmbje të ecësh i vetëm në rrugë,
Këpucët e tua të ndjesh,
Dhëmbje të hash pak supë e pak bukë,
Të presësh me dhëmbë një presh.

Dhëmbje të ndjesh një sharje pas shpine
Nga një udhëtar që s’e njeh.
Dhëmbje kur miqtë s’ta shkelin shtëpinë
Dhe s’duan të dinë si je.

1991