Eranda Libohova: Rroftë dashuria! (teksti dhe kënga)

Eranda Libohova është një këngëtare shqiptare, u lind më 11 shtator 1969 në Tiranë. 

Është motra e këngëtares Irma Libohova. E filloi karrierën e saj në një moshë shumë të re, ku arriti një sukses goxha të shpejtë.

Fillimi i karrierës së saj mund të themi që ishte edhe falë motrës së saj, pasi qe bashkëpunimi i tyre i parë që u bë tepër i famshëm në atë kohë dhe Irma kishte goxha kohë që merrej me muzikë.

Eranda dhe Irma janë dy këngëtare që shquhen për këndimin “live”, ndaj edhe vlerësohen shumë nga publiku.

Eranda Libohova

Në vazhdim mund ta lexoni tekstin dhe ta dëgjoni këngën “Rroftë dashuria” të intepretuar nga Eranda Libohova

Dashurinë e vesha këtë natë si fustan
e stolisa hire plot
Nuk e kam për jetë e mot
dashurinë e hodha unë me fund si një gotë
për ta ndezur këtë botë
e ta djeg unë sot
Rroftë dashuria
Syri le të plasë zjarr.

Gaca-gaca zjarri
me digjni për dashuri
e për të do shuhem
sa një grusht me hi
gastare-gastare
thërrmohem për dashuri
kur t’mos jem ma merrni zemrën si inxhi.

Dashurinë e drodha këtë natë si duhan
Dhe e ndeza përmbi buzë
e dogja hije prush
dashurinë e hodha unë me fund si një gotë
për të ndezur këtë botë
e ta djeg unë sot
Rroftë dashuria
Syri le të plasë zjarr.

Gaca-gaca zjarri më digjni për dashuri
e për të do shuhem sa një grusht me hi
gastare-gastare thërmohem për dashuri
kur t’mos jem më merrni zemrën si inxhi.

E përgatiti: K. B.- ObserverKult


Lexo edhe:

ERANDA LIBOHOVA: VETËM DOJA DASHURINË UNË TË NDJEJA… (TEKSTI DHE KËNGA)