Eranda Libohova: Vetëm doja dashurinë unë të ndjeja… (teksti dhe kënga)

Eranda Libohova është një këngëtare shqiptare, u lind më 11 shtator 1969 në Tiranë. 

Është motra e këngëtares Irma Libohova. E filloi karrierën e saj në një moshë shumë të re, ku arriti një sukses goxha të shpejtë.

Fillimi i karrierës së saj mund të themi që ishte edhe falë motrës së saj, pasi qe bashkëpunimi i tyre i parë që u bë tepër i famshëm në atë kohë dhe Irma kishte goxha kohë që merrej me muzikë.

Eranda dhe Irma janë dy këngëtare që shquhen për këndimin “live”, ndaj edhe vlerësohen shumë nga publiku.

Eranda Libohova

Në vazhdim e gjeni tekstin dhe këngën “Bota iluzion” të interpretuar nga Eranda Libohova.

Fjalë dashurie, det mrekullie
Nga ty sa shpesh dëgjoja,
Ku e dija unë kuptimin e tyre,
Vetëm doja dashurinë unë të ndjeja…

Fjalën “Të Dua” nga buzët e tua
Më the të lutem shqiptoje,
Nuk je hije që më ndjek ti mua
E vërteta ti je bota ty të dua…

Fluturoja me avionin,
Qe e lindi imagjinata
Ku e dija unë kufirin,
Ku ish dita, ku ish nata…

Le të vdisja asgjë s’doja,
Bota ish në kraht e mia,
Vetëm fjalë kisha dëgjuar,
Është e çmendur dashuria.

Çastin jetoj, s’dua të mendoj
Jeta është një film, është si një lojë…

Jetoj ndonjëherë dhe kot
I trazuar shpirti gaz e lot…
E gjithë bota iluzion është
Iluzion…

ObserverKult

——————–

Kliko edhe:

Irma & Eranda Libohova: Kurrë s’e harroj… (teksti dhe këngë)