Ai që ka frikë, do të vuajë, sepse ai është duke vuajtur për shkak të frikës

ObserverKult ju sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Ai që ka frikë, do të vuajë, sepse ai është duke vuajtur për shkak të frikës./Michael De Montaigne

Para se të diagnostikoni veten me depresion, ose vetëbesim të ulët, së pari sigurohuni që nuk jeni të rrethuar nga injorantët./Sigmund Freud

Të gjithë janë gjeni. Mirëpo nëse gjykoni një peshk në bazë të aftësisë së tij për t’u ngjitur në pemë, do të jetojë gjithë jetën duke menduar se është një budalla./Albert Einstein

Ti duhet të jesh ndryshimi që dëshiron ta shohësh në botë./Gandhi

Sfidat janë ato që e bëjnë jetën më interesante, dhe kalimi i tyre e bën jetën kuptimplotë./ Joshua J. Marine

Jeta është mjaft e thjeshtë, por ne insistojmë ta bëjmë atë më të komplikuar./Confucious

ObserverKult

—————————————————–

LEXO EDHE: THËNIE NGA NICHOLAS SPARKS: DASHURIA ËSHTË SI ERA, NUK MUND TA SHOHËSH, POR MUND TA NDJESH

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Nicholas Sparks:

“Nuk jam aspak i veçantë, për këtë jam i sigurt. Unë jam një njeri i zakonshëm me mendime të zakonshme dhe kam bërë një jetë normale si kushdo. Nuk ka monumente të dedikuara për mua dhe emri im do të harrohet shumë shpejt, por unë kam dashur një person me gjithë zemër dhe shpirt, dhe kjo më ka mjaftuar gjithmonë”.

“Dashuria është si era, nuk mund ta shohësh, por mund ta ndjesh”.

“Vetëm kur mendon se nuk mund të bëhet më keq, dije se mundet. Dhe vetëm kur mendon se nuk mund të bëhet më mirë, bindu se mundet”.

“Më në fund e kuptova se çfarë do të thoshte dashuri e vërtetë… Dashuri do të thoshte që të kujdeseshe për lumturinë e një personi tjetër më shumë se sa për tënden, pavarësisht se sa të dhimbshme mund të jenë zgjedhjet me të cilat përballesh”.

“Nuk mund ta jetoni jetën tuaj për njerëzit e tjerë. Duhet të bëni atë që është e drejtë për ju, edhe nëse kjo i lëndon disa njerëz që i do”.

“Asgjë me vlerë nuk është kurrë e lehtë. Mbajeni mend këtë gjë”.

“Ndonjëherë duhet të jesh i ndarë nga njerëzit që do, por kjo nuk të bën t’i duash më pak. Ndonjëherë i do ata më shumë”.

“Do të hasni njerëz në jetën tuaj që do të thonë të gjitha fjalët e duhura në momentet e duhura. Por në fund, gjithmonë duhet të gjykoni veprimet e tyre. Kanë rëndësi veprimet, jo fjalët”.

“Dashuria më e fortë është ajo që zgjon shpirtin dhe na bën të synojmë për më shumë, që ndez një zjarr në zemrat tona dhe sjell paqe në mendjet tona. Dhe kjo është ajo që më ke dhënë. Kjo është ajo që unë do të shpresoja të të jepja përgjithmonë”.

“Kur jeni duke luftuar me diçka, shikoni të gjithë njerëzit përreth jush dhe kuptoni se çdo person i vetëm që shihni, po lufton me diçka, dhe për ta është po aq e vështirë sa ajo që po kaloni”.