Mandel: Gjithmonë duket e pamundur… deri kur bëhet!

ObserverKult ua sjell disa thënie të zgjedhura:

Ti jeton vetëm një herë, por nëse jeton ashtu si duhet, edhe një herë mjafton./Mae Uest

Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh./Konfuci

Njerëzit të cilët mendojnë se dinë çdo gjë janë një bezdi e madhe për ata mes nesh që dinë./Isak Asimov

Bëj vetëm atë që të thotë zemra. /Lady Diana

Të gjithë mendojnë të ndryshojnë botën, por askush nuk mendon të ndryshojë vetveten./Leon Tolstoi

Gjithmonë duket e pamundur… deri kur bëhet./Nelson Mandela

Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dijnë se dështimi është i pashmangshëm./Coco Chanel

Përpiqu të mos bëhesh një njeri i suksesit, por një njeri i vlerave./Albert Einstein

Nuk shoh asgjë të gabuar në një rrudhë. Është një lloj simboli për guximin./Iris Apfel

E pamundur është një fjalë që gjendet vetëm në fjalorin e budallenjve./Napoleon Bonaparti

ObserverKult