Çasti kur dy zemra bashkohen dhe ai kur ndahen janë dy epokat më të mëdha të jetës së njeriut

Thënie për dashurinë:

Nëse duhemi ne të dy, zemrat tona nuk do të vonojnë të kuptohen./ Jane Austen

Nëse dashuria është e verbër, si do të më gjejë?/ Danilo Arlenghi

Nuk dashuron vërtet ai që dashuron pa u ndalur./ Aristoteli

Ai që dashuron më pak, ka kontrollin e marrëdhënies./ Robert N. Anthony

Dashuria është, më shumë se çdo gjë tjetër, është dhurimi i vetvetes./ Jean Anouilh

E kupton se ç’është dashuria vetëm kur atëherë s’e ke më. Dashuria është mungesë/ Niccolò Ammaniti

Çasti kur dy zemra bashkohen dhe ai kur ndahen janë dy epokat më të mëdha të jetës së njeriut./ Voltaire

ObserverKult


Lexo edhe:

EMIN Z. EMINI: DUA TA ZGJEROJ KOZMOSIN AQ SA TA ZËRË DASHURINË TIME

Në rubrikën Personale, mysafir yni është poeti Emin Z. Emini.

Si ndodhi takimi i parë me letërsinë?

-E di se kjo është përgjigja më e zakonshme: nuk e di. Por, vërtet nuk e di, qoftë nëse flas për takimin tim të parë me letërsinë e shkruar nga të tjerët, qoftë me letërisinë e shkruar nga unë.

Tani, nëse veç duhet të them dy fjalë, librat e parë që kam lexuar si fëmijë, natyrisht ishin ata të moshës e “modës” së asaj kohe..

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

——————————————-

Lexo edhe:

OSHO: DASHURIA ËSHTË E VETMJA E VËRTETË QË IA VLEN…

Nëse i ndihmon dashurisë, ia vlen. Gjithçka tjetër është vetëm një mjet, dashuria është qëllimi. Pra, çfarëdo qoftë vuajtja, hyr në dashuri.
Nëse nuk hyn në dashuri, ashtu siç kanë vendosur shumë njerëz, atëherë ngelesh me vetveten. Atëherë jeta jote nuk është pelegrinazh, atëherë jeta jote nuk është një lumë që shkon në oqean; jeta jote është pishinë e ndenjur, e ndyrë dhe shpejt aty nuk do të ketë asgjë pos ndyrësisë dhe baltës.
Për ta mbajtur pastër, nevojitet të rrjedhë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU