Ç’më shikon ashtu
Si ndonjë skifter
Që zogjët e vegjël
Në kthetra i merr.
Je tepër xheloze
Për të qenë e mirë
Pra më lër të qetë
Kur jam duke pirë
Kur jam duke pirë…
Ti s’mund ta pushtosh
aq leht zemrën time
Si konkistadori
Amerikën Latine
S’ta kam vjedhur zemrën
Unë ty me revole
Pak si shpesh më thua
Se jam Al Kapone
Më dukesh si bleta
Që m’ushqen me mjaltë
E pastaj më djeg
Me therën e zjarrtë
Këshillat e mia
Vashë mos i harro
Prandaj korrigjohu
E mos më zemëro
E mos më zemëro…
ObserverKult
Kliko edhe:
TRONDITËSE: KUR DOLA NGA BURGU KOMUNIST NUK I NJIHJA FËMIJËT