Shkoi dhe kjo dit’, e uruara.
Vjen mbrëmja, qetësisht më takon,
Përpara më shkon e kaluara,
Pa u ndjerë, as hije s’lëshon.
Veç një hije, deri tutje shkon
Dhe bën që as fuqi të flasim s’kemi
Por nga hijet e tjera ndryshon,
Asaj, e ardhmja jonë i themi.
© shqipëroi Maksim Rakipaj