Dikur kam njohur një turkeshë
nga vend’ i largët n’Adana
me sy të zezë e vetlluzezë
e flokët lyer o me këna
pas saj çudirat i mendoja
çudirat rrugën merrnin vrap
këtë turkeshë tek e pushtoja
unë Anadollin o e bëja zap.
Buzëve rridhte një turqishte si gazel
ç’trim i bukur paske qenë çok gyzel
dhe më hidhte një vështrim me dufin e mallit
zëri saj o si burim që vërshon prej malit.
Po ku ta lija një lanete
një xhinde pylli një kaproll
ajo me not’o do të çante dete
e do më gjente larg der’në Anadoll
me ty s’do marr hakat e Krujës
ne jemi sot dy miq të mirë
porse dy zemra në gjoks nuk rrahin
unë s’i mbaj dot turkeshë dy dashuri.
E trilluar është o shokë kjo histori
ky frymëzim se si me erdhi nuk e di
atje larg në atë vend me kopshte lulëzuar
ju betohem ndonje vajzë nuk kam dashuruar
atje larg ne Adana tre dete kaptuar
ju betohem ndonjëherë nuk kam dashuruar
rrjedh e rrjedh si krua një këngë si gazel
që më thotë dhe mua aman çok gjyzel.
ObserverKult
Kliko edhe: