Çun Lajçi: Sa lodhë m’u ka ky shpirt…

Çun Lajçi

Vetëm shkronjat, vetëm rrugët
Vetëm shputat
Gishtat e thojtë e nximë
E dinë sa lodhë m’u ka ky shpirt
Tue pritë para shtatoreve shesheve
Kafiterive me jetimë librash n’dorë
Erë e pluhun e përgamenë e djegun
Bastardë t’fletëve t’kopilueme
N’rrezet përcëlluese
N’sy t’venitun
Vetëm mjekrra e zbardhueme
Vetëm mustaku me pluhun
E vetulla me djersë
E njohin dhimbjën e lodhun
N’zemrën e grisun
Për nji ditë tepër për nji natë ma pak
Për gjumë t’harrnuem
Ju s’mund ta merrni me mend tregtarin
E fjalës t’shkrueme vonë
Tue bajtë hijen n’valixhen e vdekjes.

Kamenicë, 29.08.2020

*Titulli i origjinalit: Tregtari i fjalës s’vonueme

ObserverKult

_____________

ÇUN LAJÇI: KUR VLLAU I SHKON MOTRËS TE VARRI