Çun Lajçi: Kur vllau i shkon motrës te varri


Kur vllau i shkon motrës te varri
gjëmon toka
m’ço te nana Kostantin i miri i motrës
shkunde dheun veshe këmishën
t’kuqen veshe lum’ vllau jo t’bardhën
flokët e përbaltuna futi n’plis
mua ma vesh pelerinën e korbit gri
nanën dua me përqafua e mos me m’pa
sa eshtna n’trup i kam.

Drelaj, 24.11.2021

———————————————————

LEXO EDHE: ÇUN LAJÇI: ASAJ QË S’MË KTHEHET MA

R.I.P
Pse qenka e thanune kjo ditë e dhimbjes me m’nxanë rrugëve me libra n’kurrizin e thyem?
Pse sot n’Shkup me “Ofshamë malli” si katër vite ma parë me “Përgjerim e fjalë” në Njujork?

Pse u dashka me ta kujtua ditën e ikjes larg katundit ku ti zune vend përgjithmonë?
Pse unë përjetë rrugëve me vargje e pse ti përjetë e fjetun!

Sot n’Shkup e nesër n’Kërçovë e ti hijen time e pret të guri i ftoftë, si akulli n’shpellën e korbave!
A thua qenka e shkrueme me vdekë rrugëve me libra malli mbi kurriz, si thastë e qymyrit n’kalin e Malsores tek Migjeni?

Si sot, para katër vitesh, ti i mbylle sytë e unë i lashë jetimë do libra përtej Oqeanit tue derdhë lot për ty. U ktheva i shkyem e i thyem me ta hudhë nji grusht dhe e dhe me pritë mu ba edhe vet!

Ike tash e katër vjet e katër vjet si murg t’rri të guri tue folë me shpirtin tand!
Kush e shkroi që unë me qenë rrugëve n’ditën tande t’ikjes?

Pse me m’thanë nisu kur u dashka me i thye rrugët e mu kthye të dhoma, ku ti harrove me marrë frymë?!

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU