Anna Magnani: Sigurohu t’i kesh duart e pastra, para se të prekësh zemrën e dikujt!

Anna Maria Magnani
Anna Maria Magnani

Edhe pse ajo fillimisht pati një rol të vogël në një film pa zë në fund të viteve 1920, Anna Magnani nuk njihej si aktore filmash deri tek Doctor, Beware (1941), me regji të Vittorio De Sica.

Filmi ‘Roma, Qyteti i Hapur’ (1945) i Roberto Rossellinit (A.K.A. Qyteti i Hapur), ishte ai që asaj i siguroi famën ndërkombëtare.

Që atëherë, ajo nuk pushoi së punuari në filma dhe televizion, duke fituar një çmim Oscar për performancën e saj në versionin e ekranit të veprës së Tennessee Williams-it ‘The Rose Tattoo’ (1955), pjesë që u shkrua për të nga miku i saj i ngushtë Williams. Më pas ajo ka punuar me të gjithë regjisorët kryesorë të Italisë të viteve 1950, 1960 dhe 1970.

Filmi i saj i fundit ishte Roma i Federico Fellini-t (1972). Vdiq në Romën e saj të lindjes nga kanceri i pankreasit në moshën 65-vjeçare.

Në vazhdim po ju sjellim disa thënie frymëzuese nga Anna Magnani:

Anna Magnani tek filmi “Mamma Roma” 1962 nga Pier Paolo Pasolini

– Mos më hiqni asnjë rrudhë! I kam paguar shtrenjtë të gjitha.

– Të mjerë nuk janë ata që e kanë portofolin bosh, të mjerë janë ata që e kanë shpirtin bosh.

– Mos kini besim tek njerëzit që qelben nga përsosmëria, sepse jeta përbëhet nga gabime dhe lëndime.

– Pasionet e mëdha nuk ekzistojnë: ato janë fantazitë e gënjeshtarëve. Ka vetëm disa dashuri të vogla që mund të zgjasin pak ose një kohë të gjatë.

– Sigurohu t’i kesh duart e pastra, para se të prekësh zemrën e dikujt.

Anna Magnani

Përgatiti: ObserverKult

Lexo edhe:

THËNIE DASHURIE NGA JOHN LENNON: KREJT ÇFARË JU DUHET ËSHTË DASHURIA