Mos qaj për diçka që mbaron, buzëqesh sepse ka ndodhur…

buzëqesh

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshme për buzëqeshjen:

buzëqesh


Kur jeta të jep një mijë arsye për të qarë, ti trego se ke një mijë e një arsye për të buzëqeshur./ Benite Costa Rodriguez

Njerëzit që shtrembërojnë turinjtë e kanë tmerrësisht të vështirë të buzëqeshin./ Judith Guest

Dashuria nis me një buzëqeshje, rritet me një puthje e përfundon me një çaj./ Paulo Coelho

Buzëqesh gjithmonë, edhe kur je i trishtuar. Ku i dihet kush mund të dashurohet pas buzëqeshjes tënde./– Gabriel Garcia Marquez

Për ta nisur ditën zgjedh gjithmonë kafenë, për ta vazhduar zgjedh buzëqeshjen/–Stephen Littleword

Rrudhat duhet të tregojnë vetëm vendin ku ka lënë shenjë buzëqeshja./– Mark Twain

Buzëqeshja e lejon shpirtin të marrë frymë./ – Fabrizio Caramagna

Foshnjat nuk kanë të kaluar, kjo është arsyeja e pafajësisë magjike të buzëqeshjes së tyre.– Milan Kundera

Një ditë pa buzëqeshje është një ditë e humbur./ – Çarli Çaplin

Buzëqeshja e vërtetë zgjat vetëm pak sekonda, pastaj mbesin dhëmbët./ Chuck Palahniuk

Mos qaj për dikë që nuk meriton buzëqeshjen tënde./Jim Morrison

Mos qaj për diçka që mbaron, buzëqesh sepse ka ndodhur./ Gabriel García Márquez

Buzëqeshja është dielli që dëbon dimrin nga fytyra njerëzore./ Victor Hugo

Përgatiti K.B/ ObserverKult

—————————————

Lexo edhe:

EDMOND TUPJA: KUR TI MË BUZËQESH, M’ZGJATET JETA

Kur ti më buzëqesh, mua më zgjatet jeta
Që të të përkushtohem edhe më thellë ty,
Ah, sa ëmbël, sa bukur ditët m’i bën të lehta,
Kur gëzimin tënd ma çel aq të kaltër në sy.

Kur ti më përqafon, gjithçka lulëzon brenda meje,
Në dimër llastohen lulet, në verë borë bie nga dashuria,
Në qiellin tim shpirtëror nuk gjëmon pikë rrufeje
Kur me dhembshurinë tënde ti ripërtërin hovet e mia…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU