(Anekdotë shqiptare)
Kishte qenë zakon në një vend, kur dikush bënte ndonjë punë të keqe, nuk e qortonte kush, po thoshin : “Gjithsecili berr virret n’kambë t’veta”.
Një ditë prej ditësh, njërit i mbushet kupa me ato fjalë dhe shkon e ta blenë një dash. E merr dashin, e pret, e rrjep dhe e varë në një lis. Pas disa ditësh filloi mishi i dashit të prishet (qelbet) dhe të kundërmoj aq shumë sa që e “qelbi” gjithë qendrën e atij vendi. Njerëzit u mërzitën dhe u mblodhën e shkuan e po i thonë:
Hiqe aq dash prej këtuhit se na more n’qafë prej erës s’keqe.
Ai u përgjigj: -Shka po ju banë dashi? Ai asht i varun n’kambë t’veta? Ju vet po thoni: “Gjithsecili berr varet n’kambë t’veta”.
A po e kqyrni pra që ky dash, edhe pse i varun n’kambë t’veta, po e qelb krejt çarshinë.
Ashtu si ky, edhe njeri i keq nuk i ban dam sall vetit, po krejt miletit. / ObserverKult
Lexo edhe:
ANEKDOTË POPULLORE: ZOR ME U PASURU E LEHTË ME U FIK’
Anekdotë popullore:
Një herë e pyesin një të pasur:
– Allahile burrë a na kallxon drejt, a hoqe zor deri sa bone shpi e pasuni kaq të madhe?
– Vallahi more burra, masi po m’vetni, për t’drejtë t’zotit due me ju kallxue. Derisa e qita shpinë në t’themel e u ktheve marë e u pasunova, kom hek boll! Sa me e pasë shty ni guri t’madh me gjyks e me e qitë në maje t’bjeshkës.
Masë do kohësh, meshkuj e asaj shtëpie u ndanë, se nuk shkonin mirë njëri me tjetrin, e ky i pasuri u fik.
Shkonin prapë njerëzit me e pa, se i kishte pas ndihmuar shumë të varfëritë, e po e pyesin:
Allahile a na kallxon drejt? Sa shumë mall ke pas, qysh u fike kaq shpejtë, e a hoqe zor?
– Po ju kallxoj bre burra. Qysh kam pasë hekë zor me u ba shpi – me qitë me gjoks atë gurin n’maje t’bjeshkës, tash s’pata nevojë hiq me u mundue, se ai guri i madh u rrotulle meniherë vet e ra n’fund të bjeshkës
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult