Edicioni i dhjetë jubilar i Festivalit të Arteve dhe Kulturës tradicionale “ETNO FEST 2020” do të mbahet nga data 25 deri 27 shtator.
Me një program shumë të pasur dhe ambicioz nga fusha e arteve, kulturës dhe trashëgimisë materiale e shpirtërore të popullit tonë dhe rajonit, festivali do të mbahet në Etno kompleksin e fshatit Kukaj.
Programi do të shtrihet njëkohësisht në shumë hapësira që posedon Etno kompleksi, duke filluar nga mesdita e deri në orët e vona të mbrëmjes, për të evituar grumbullimin e shumë personave në një hapësirë në të njejtën kohë.
Këshilli Organizativ i Festivalit lutë publikun që të respektoj masat anti-Covid.
“Maska do të jetë e obligueshme në hapësirat e etno kompleksit. Solucionet hidroalkoolike do të jenë prezente në disa pika të kompleksit , gjithashtu edhe një personel që do të kujdeset në mbarëvajtjen dhe respektimin e masave gjatë festivalit”, thuhet në njoftim.
Në vazhdim gjeni Programin zyrtar të Edicionit të dhjetë të Festivalit Etno-Fest