Emilio Prados: Po shkoj natën të kërkoj atë që e humba…

Natën po shkoj,
natën,
të kërkoj atë që e humba
natën.

Hesht, ti krua,
ti hënë hesht,
yll – mërmërimë e qiparisit
më të lartë, hesht,
hesht dhe ti,
jasemin.
Se unë po shkoj natën
të kërkoj atë që e humba
natën.
Natën
po shkoj, natën,
ah, hesht ti.

Përktheu: Aurel Plasari