ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit, Sergio Bambarén:
Plakja, ah kjo fëmijëri e dytë, e tmerrshme…
Rreziku i vetëm në jetë është të mos duash të rrezikosh asgjë.
Çelësi i lumturisë është të ëndërrosh. Çelësi i suksesit është të bësh në mënyrë që ato ëndrra të realizohen.
Lumturia nuk lind nga paraja dhe nga suksesi material,por nga dashuria për gjërat e thjeshta, nga ngrohtësia e një familje, nga qetësia e brendshme.
Beso tek forca e ëndrrave të tua dhe ato do të bëhen realitet.
Kur dëshiron diçka me gjithë zemër, nuk ekziston asgjë që të të ndalojë, përveç frikës sate.
Plakja nuk vjen nga vitet mbi shpatulla, por kur fillon të harrosh ëndrrat.
Secili individ ka aftësinë që ta bëjë botën një vend më të mirë.
Dy miq, përmes heshtjes flasin më shumë se përmes mijëra fjalëve.
ObserverKult
LEXO EDHE:
Njeriu i fortë vuan pa u ankuar, njeriu i dobët ankohet pa vuajtur
Lexo edhe:
Roberts: Nuk kam frikë nga plakja, familja ka rëndësi për mua
Aktorja Julia Roberts, e cila është konsideruar dekadave të fundit, si aktorja më e bukur, ka deklaruar se nuk ka bërë asnjëherë botoks dhe se nuk ka ndërmend të bëj edhe pse mosha po kalon dhe në Hollywood është trysnia më e madhe për t’u dukur bukur. Në një intervistë Roberts, ka thënë se ka prioritet të tjera dhe nuk ka frikë nga plakja apo humbja e roleve. Lexo shkrimin e plotë KëTU