Nëse dashuron, vuan, por në këmbim ke dashurinë…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Dashuria është aty ku je i gatshëm të vuash./ Cesare Cremonini

Të dashurosh, në të gjitha rastet do të thotë të jesh i brishtë. Çfarëdo që të dashurosh, zemra jote do të thyhet patjetër./C. S. Lewis

Nëse dashuron, vuan, por në këmbim ke dashurinë. Nëse nuk dashuron, vuan njësoj e nuk ke asgjë në këmbim./Giulia Carcasi

Dashuria e vërtetë nuk e njeh thellësinë e saj deri në momentin e ndarjes./ Gibran

Njeriu nuk qan për dashurinë e atij që e ka tradhtuar, por ligështohet që nuk ka merituar besimin./Cesare Pavese

Ki besim në dashuri edhe kur të bën të vuash, mos e mbyll kurrë zemrën tënde./ Tagore

ObserverKult

————————————————————–

LEXO EDHE: DASHURIA OSE ËSHTË OSE S’ËSHTË- S’EKZISTON GJË E TILLË SI “DASHURI E PAKËT”

ObserverKult ua sjell disa thënie për dashurinë nga autorë të ndryshëm:

Çdo dashuri që s’ka shoqërinë si pikënisje është si një mur i ndërtuar në rërë. /Ella W.Wilcox

Gjithmonë ka ca çmenduri në dashuri. Por po ashtu gjithmonë ka ndonjë arsye në çmenduri. /Friedrich Nietszhe

Ilaçi i vetëm i dashurisë është të dashurosh më shumë./ Henry David Thoreau

Një fjalë na çliron nga të gjitha barrat dhe dhimbjet e jetës: ajo fjalë është “dashuria”. /Sofokliu

Dashuria ose është ose s’është! S’ekziston gjë e tillë si “dashuri e pakët”. /Toni Morrison

Duaji të gjithë, beso vetëm disa. Askujt mos i bëj keq. /William Shakespeare

Mosha s’ju mbron nga dashuria, por dashuria, deri diku, ju mbron nga mosha. /Jeanne Moreau

Pjesa më e dhimbshme e një dashurie është t’i falni gabimet njëri-tjetrit./John Sheffield

T’i kesh frikën dashurisë do të thotë t’i kesh frikën jetës, dhe ata që i frigohen jetës janë tre pjesë të vdekur./Bertrand Russell

Të duash dhe të të duan do të thotë të ndjesh diellin nga të dyja anët./David Viscott

—————————————————–

Lexo edhe:

KUSH NUK KUPTON HESHTJEN TËNDE, NUK DO TË KUPTOJË AS FJALËT E TUA…

ObserverKult