Xhelaludin Rumi: Duke kërkuar fytyrën tënde

rumi poezi per observerkult


Nga Xhelaludin Rumi

Qyshse jam gjallë, fytyrën tënde kërkoja pa pushim,
sot të gjeta, pashë magjinë dhe njoha bukurinë,
atë hir që kam kërkuar dhe sot fare pa mend më le.

Sot të gjeta, por ata që talleshin me mua gjer dje
tërbohen nga inati, pse dhe ata si unë s’kërkuan,
tërbohem dhe vetë sepse s’ngopem duke të shikuar.

Zemër e përvëluar e mori shpërblimin më në fund,
më vjen turp ta quaj bukuri njerëzore, nuk mund,
ta quaj hyjnore, frikë kam nga Zoti. Fryma jote
se ç’më përtëriu, si fllad’i mëngjezit ndër kopshte.

Shpirti m’u dalldis, diell do të jem, për ty edhe hije,
fërgëlloj për ty i tëri, se ti në zemrën time
aq zjarr të madh ke ndezur, sa ndrit dhè e qiell.

Shigjeta ime e dashurisë goditi në shenjë,
shtëpinë kam si vakëf, zemrën ku lutem të shenjtë.

Shqipëroi: Maksim Rakipaj

ObserverKult


Lexo edhe:

KUR ARRIHET PJEKURIA SHPIRTËRORE SIPAS RUMIT

E pyetën Rumiun, mjeshtrin shpirtëror pers të shek. XIII:
– Çfarë është helmi?
– Gjithçka, përtej asaj që na nevojitet, është helm. Mund të jetë pushtet, rehati, ushqim, ego, ambicie, frikë, zemërim… çfarëdo.
– Ç’ është frika?
– Mospranimi i dyshimit. Nëse pranojmë pasigurinë, kthehet në guxim.
– Ç’ është zilia?
– Mospranimi i lumturisë së tjetrit. Nëse e pranojmë, kthehet në frymëzim.
– Ç’ është zemërimi?

Tekstin e plotë e gjeni KËTU