Besnik Mustafaj: Nuk duhej të mungoje kaq gjatë

besnik mustafaj...

Poezi nga Besnik Mustafaj

Ditët e mia pa ty
me një psherëtimë dimërore si qielli i sotëm
në skaj.

Nga më doli kjo psherëtimë?
Ku e kisha mbajtur më parë?

Kam kaluar një jetë pa të njohur,
kam qarë e kam qeshur,
jam zemëruar e pajtuar mijëra herë
me veten, me robin, edhe me vetë Zotin,
pa e ditur se kështu mbruja në shpirtin tim,
pak e nga pak, si një ujë të rëndë,
këtë psherëtimë.

Nuk duhej,
nuk duhej të mungoje kaq gjatë.
Ja, nuk durova dot më
dhe e vrenjta kohën.

*Titulli i origjinalit: “Ditët e mia pa ty”

ObserverKult


Lexo edhe:

BESNIK MUSTAFAJ: BARDHYL LONDO REFUZOI TË PUNOJË ME SIGURIMIN KUNDËR ZHITIT… JU TREGOJ BISEDËN E FUNDIT ME TË

Besnik Mustafaj për News 24 tregoi bisedat e fundit dhe një akt të rrallë gjatë regjimit komunist

Ndarja nga jeta e poetit Bardhyl Londo, ka trishtuar miqtë dhe ata që e njohën nga afër në vite të vështira diktature dhe në ditët e lirisë. Londo prej shumë vitesh ka qëndruar i tërhequr, por forca e karakterit sillet në vëmendje kur ai nuk është më.

“Bashkudhëtar në letërsi, kemi qenë bashkë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe bashkë në politikë si deputetë të PD. Dhimbja ime për një mik të çmuar për një gjysmë shekulli është e madhe. Përtej kësaj dhimbje doja t’i bëja një homazh se si rrallë kush ai ka gjetur në veprën e tij, prerjen e tij të asaj që është shqiptare e universal. Është monumentale qëndrimi që mbajti Bardhyl Londo kur Sigurimi i kërkoi të bënte një raport për Visar Zhiti dhe ai e refuzoi. Është nga të rrallët që e pati guximin në atë brez të thoshte nuk bashkëpunoj me sigurimin kundër një poeti”…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU