E rrallë: Anita Take dhe Vaçe Zela bashkë në një foto

anita take vaçe zela

Një foto e rrallë e Anita Takes dhe Vaçe Zelës është bërë tashmë publike.

Dy ikonat e muzikës shqiptare janë fotografuar së bashku në Moskë gjatë viteve ’60-të.

Nëpërmjet kësaj fotografie konfirmohet shoqëria e vjetër e dy këngëtarëve. Kjo nuk ishte bërë asnjëherë publike. Ajo çfarë vihet re është fakti se Anita Take është e veshur me kostum popullor ndërsa Vaçe Zela vjen në këtë fotografi me një pamje krejt të panjohur nga mosha e saj kur ishte mjaft e re.

Ato të dyja mësohet se nuk kanë asnjë këngë së bashku.

Kjo foto e sjellë në rrjetet sociale nuk ka ndonjë burim se nga është marrë, por ka tërhequr goxha vëmendje.

Të dyja janë një befasi për syrin por dhe një vlerë e shtuar, tashmë e dokumentuar në një foto së bashku. Nuk mund të themi që kjo është e vetmja foto që artistët kanë bashkë, por deri më tani publiku i gjerë vetëm këtë ka parë.

ObserverKult

————————-

Lexo edhe:

“KËNGA E MJEKUT”, HISTORIA E VËRTETË QË FSHIHET PAS SAJ

Anita Take

Në marsin e vitit 1963 Anita Take po luftonte me vdekjen, ndërsa përpiqej të sillte në jetë fëmijën e saj ta parë. Pacientja ndiqej nga profesor Gliozheni, por meqë ai ishte tepër i zënë me pacientet e shumtë , për yllin e këngës shqiptare u kujdes një mjek i ri specializant nga Peshkopia që quhej Rahim Gjika që më vonë u bë një nga ikonat e gjinekologjisë shqiptare.

Nga Artan Gjyzel Hasani

Kishte një arsye specifike për këtë “rastësi”. Profesor Gliozheni preferonte që shtatëzanitë e komplikuara të zgjidheshin me operacion. Mjeku i ri përkundrazi preferonte lindjen natyrale, sado e vështirë të ishte kjo, gjë me të cilën ishte dakord edhe vetë pacientja.

anita take

Por kishte edhe një rrethanë tjetër. Njohja e mëparshme mes mjekut të ri Rahim Gjika dhe Agim Prodanit. “Shpirtërat e mëdhenj takohen”, thotë shprehja e famshme greke. Muzika dhe mjekësia kanë shkuar bashkë që nga agu i njerëzimit. 

Tekstin e plotë e gjeni KETU