Shfaqja “7 shkallët” me koncept dhe regji nga Erson Zymberi do të jepet sonte, e premte, premierë në Teatrin e Gjilanit.
“7 shkallët” është përmbledhje e skenave të hit-filmave, këngëve e shfaqjeve më të suksesshme të një periudhe të caktuar kohore, transmeton ‘koha.net’.
Në shfaqje luajnë: 𝑨𝒍𝒃𝒂𝒏 𝑺𝒉𝒂𝒉𝒊𝒒𝒊, 𝑨𝒓𝒕𝒂𝒏 𝑺𝒆𝒍𝒊𝒎𝒊, 𝑨𝒗𝒏𝒊 𝑺𝒉𝒌𝒐𝒅𝒓𝒂, 𝑬𝒎𝒊𝒏𝒆 𝑻𝒐𝒔𝒌𝒂, 𝑬𝒓𝒏𝒆𝒔𝒕 𝒁𝒚𝒎𝒃𝒆𝒓𝒊, 𝑮𝒂𝒏𝒊 𝑹𝒓𝒂𝒉𝒎𝒂𝒏𝒊, 𝑲𝒖𝒔𝒉𝒕𝒓𝒊𝒎 𝑸𝒆𝒓𝒊𝒎𝒊, 𝑺𝒂𝒇𝒆𝒕𝒆 𝑴𝒖𝒔𝒕𝒂𝒇𝒂 𝑩𝒂𝒇𝒕𝒊𝒖, 𝑻𝒓𝒊𝒏𝒈𝒂 𝑯𝒂𝒔𝒂𝒏𝒊.
Teatri i Gjilanit ka njoftuar se për shkak të respektimit të masave anti-COVID, numri i ulëseve është i kufizuar.