Në ëndërr të pashë moj qëne
dhe kërkova puthjen tëne
të ma jepje vetë.
Por derman që nuk u qase
që nga bregu ma përplase
labe kokëshkretë.
Më mundoje e më lëndoje
zëmërzezën ma dërmoje
e s’u mbajta dot.
Më nuk munda, nuk durova
rashë në shesh, u gjunjëzova
sytë mu mbushën lotë.
“Të lutem, moj zonjë shpëtomë
me një puthje ngushëllomë
moj shejtankë e dreq.
Një nder mike bëma mua
e m’ i fal buzët e tua
mos mejto për keq.”
Me k’to fjalë sa t’u drejtova
më doli gjumi, u zgjova
me buzën të tharë.
Dhe në gjumë moj e uruar
ma paske puthjen të çmuar
si margaritar?!
Shqipëroi: Arqile Garo